Në këtë episod të dytë të podcastit ‘Confessions/Rrëfime’, moderuar nga Arbër Selmani, bisedojmë me May-Linda Kosumovic, një prej aktoreve më aktive në vend. Rolet e saj në film, teatër e në seriale e kanë dëshmuar tanimë potencialin e saj. Kosumovic na tregon për librat e saj të preferuar, për rëndësinë e librit në përditshmëri e madje na zbulon edhe për talentin e saj për shkrime skenaresh. Na dëgjoni, besa edhe na shihni, edhe keni me kuptu shumë, për artin e kulturën, por edhe për botën e brendshme të May-Lindës. Confessions/Rrëfime vjen në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM, çdo të enjte prej orës 13:30 - 14:30 me Arbër Selmanin Website:
www.radiourban.fm