Une jam Erion Dushi dhe jam prezantues lajmesh në A2 CNN. Koha ime televizive titullohet “Ditari” dhe transmetohet nga e hena ne te premte ne oren 23:00.
Me siguri ti më njeh mua nga kanale te tjera radio-televizive si: Top Albania Radio, Club Fm, Plus2 Radio, Top Channel, Shijak Tv, Alsat, etj. Nëse nuk të thonë gjë këto më sipër, ndoshta më ke fiksuar zërin nga filmat vizatimorë të dubluar në shqip e në të kundërt mirëse më gjete në këtë Podcast që e kam titulluar “FadED”, si pjesa me e madhe e gjërave që mbeten në hije. Këtu kam zgjedhur të ndaj me ju një qasje personale të të ftuarve të mi për një sërë temash në zë të momentit.
Dëgjim të këndshëm dhe mirë u dëgjofshim në episodin e radhës.